UFC publikon pamje të ralla të McGregorit në prapaskenë pas humbjes brutale kundër Khabibit

Këtë fundjavë më në fund do të jemi dëshmitarë të rikthimit të Conor McGregorit në UFC, derisa do të ndeshet me Donald Cerronen në UFC 246. Pavarësisht se rrëmbeu kryetitujt vazhdimisht në vitin e fundit, irlandezi i frikshëm nuk ka marrë pjesë në Oktagon që nga tetori i vitit 2018, kur u ndesh dhe humbi […]
Pavarësisht se rrëmbeu kryetitujt vazhdimisht në vitin e fundit, irlandezi i frikshëm nuk ka marrë pjesë në Oktagon që nga tetori i vitit 2018, kur u ndesh dhe humbi ndaj Khabib Nurmagomedov, transmeton Periskopi.
Më 6 tetor, në “T-Mobile Arena”, McGregor dhe Khabib u ndeshën për t’i dhënë fund rivalitetit afatgjatë. Ishte një përballje nën tensione të larta, pasi ishin shkëmbyer ofendime të tmerrshme para meçit.
Sidoqoftë, ofendimet para meçit nuk ishin asgjë krahasuar me atë që ndodhi brenda kafazit.

Në rundin e katërt, Khabib e kapi keq McGregorin duke mos i lënë asnjë zgjidhje irlandezit, i cili u desh të dorëzohej, me rusin që vazhdoi me rekord pa humbje.
Në skena shokuese pastaj, Khabib kërceu nga kafazi dhe sulmoi stafin e McGregorit, duke nxitur përleshje masive.
Jo vetëm jashtë kafazit, por edhe brenda tij, pjestarë të stafit të Khabibit u futën dhe filluan ta sulmojnë.
Ishte kaos i vërtetë, me të dy luftëtarët që eventualisht u pezulluan.
Tani, UFC ka publikuar pamje në llogarinë e saj në rrjetet sociale, ku tregohen pamje nga prapaskenat e asaj nate, dhe në të vërehet se sa i zhgënjyer ishte McGregor për atë që kishte ndodhur.
Shikoni videon e mëposhtme nga minuta 22:20. /Periskopi.com/












