UFC publikon pamje të papara më herët nga momenti kur McGregor nokautoi Jose Aldon brenda 13 sekondave

Janë publikuar pamje të papara më herët nga fitorja e bujshme e Conor McGregorit për 13 sekonda kundër Jose Aldos, para rikthimit të irlandezit në Oktagon për meçin kundër Donald “Coëboy” Cerrone, fundjavën e ardhshme. McGregor siguroi nokautin më të shpejtë për titull në histori të UFC-së më 12 dhjetor, 2015, natën kur ai hodhi […]
Janë publikuar pamje të papara më herët nga fitorja e bujshme e Conor McGregorit për 13 sekonda kundër Jose Aldos, para rikthimit të irlandezit në Oktagon për meçin kundër Donald “Coëboy” Cerrone, fundjavën e ardhshme.
McGregor siguroi nokautin më të shpejtë për titull në histori të UFC-së më 12 dhjetor, 2015, natën kur ai hodhi nga piedestali dhe ia mori titullin nga duart, transmeton Periskopi.
Pamjet e sapo publikuara, të postuara nga llogaria zyrtare e UFC-së në Twitter, ofrojnë një kënd të ri të aksionit.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
The angle you’ve never seen before ?
Follow @TheNotoriousMMA into the Octagon as he made history ?? #UFC246 pic.twitter.com/tWqLXjqp9i
— UFC (@ufc) January 3, 2020












