UEFA përkujton golin me gërshërë të “Shqiponjes së Penduar”, Xherdan Shaqiri (Video)

Anësori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, shumë herë gjatë karrierës së tij ka ditur të shënojë gola të bukur. Njëri ndër golat mëë bukur në karrierën e tij të pasur futbollistike e shënoi në EURO 2016 me Kombëtaren e Zvicrës, transmeton Periskopi. Atë kohë, Shaqiri kishte realizuar me gërshërë ndaj Polonisë dhe portieri kundërshtar nuk kishte […]
Njëri ndër golat mëë bukur në karrierën e tij të pasur futbollistike e shënoi në EURO 2016 me Kombëtaren e Zvicrës, transmeton Periskopi.
Atë kohë, Shaqiri kishte realizuar me gërshërë ndaj Polonisë dhe portieri kundërshtar nuk kishte pasur asnjë mundësi të priste.
Kujtojmë se vetëm dy vite më vonë, Shaqiri do të shënonte një gol shumë të bukur ndaj Serbisë pas së cilës festoi me shqiponjë por… kur UEFA i kishte vënë xhobë – dhe e cila do të paguhej nga shqiptarët që mblodhën fonde edhe pse ylli i rezervistit merr miliona – ai ishte penduar duke u bërë i njohur si “Shqiponja e Penduar”.
Shaqiri po ashtu njihet edhe për golat që i shënoi me Zvicrën kundër kombëtares kuq-e-zi.
Faqja zyrtare e UEFA-s në Twitter sot e ka shpërndarë përsëri këtë gol.
Më poshtë mund ta shikoni perlën e Shaqirit: /Periskopi/
🇨🇭 Xherdan Shaqiri 🤯#EURO2020 | #ThrowbackThursday pic.twitter.com/MKDLW0yiY6
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) January 16, 2020












