U shpall hero i Real Madridit pasi u ndëshkua me të kuq: Dënimi për Valverden është më i lehti i mundshmi

U shpall hero i Real Madridit pasi u ndëshkua me të kuq: Dënimi për Valverden është më i lehti i mundshmi Federata Spanjolle e Futbollit e konfirmoi se mesfushori i Real Madridit, Fede Valverde ka marrë një pezullim me vetëm një ndeshje moslojë pas kartonit të kuq në finalen e Superkupës së Spanjës. Kjo nënkupton […]
U shpall hero i Real Madridit pasi u ndëshkua me të kuq: Dënimi për Valverden është më i lehti i mundshmi
Federata Spanjolle e Futbollit e konfirmoi se mesfushori i Real Madridit, Fede Valverde ka marrë një pezullim me vetëm një ndeshje moslojë pas kartonit të kuq në finalen e Superkupës së Spanjës.
Kjo nënkupton se ai do të mungojë në ndeshjen kundër Sevillas, të shtunën, transmeton Periskopi.
Është një dënim shumë i mirëseardhur edhe për lojtarin edhe për klubin, kur marrim parasysh se ajo ndërhyrje krejt në fund derisa Alvaro Morata dukej se do të shënonte sigurt, ia fitoi një trofe “Los Blancos”.
Sidoqoftë, në bazë të artikullit 56.8 të Rregullores së Federatës Spanjolle, pezullimet në kuadër të Superkupës do të dënohen me vetëm një ndeshje moslojë, pavarësisht përmasave të përjashtimit. /Periskopi.com/












