Tyson Fury thotë se po masturbohet shtatë herë në ditë para rimeçit me Deontay Wilderin

Tyson Fury dhe Deontay Wilder po futen në javët e fundit të përgatitjeve për rimeçin e shumë pritur, i cili do të zë vend më 28 shkurt në Las Vegas. Dyshja ndau skenën të hënën mbrëma në konferencën e parë për shtyp, para rimeçit, dhe e drejtë të themi se ishte po aq interesante sa […]
Dyshja ndau skenën të hënën mbrëma në konferencën e parë për shtyp, para rimeçit, dhe e drejtë të themi se ishte po aq interesante sa pritej, transmeton Periskopi.
Të dy boksierët e peshave të rënda ishin në formë të mirë në mikrofon, dhe përballjet sy më sy ishin të tensionuara, por kjo nuk e ndali Furyn të tallej më vonë.
Duke kryer detyrat e tij për medie pas konferencës për shtyp, “Gypsy King” zbuloi si kanë qenë parapërgatitjet e tij për rimeçin, dhe ndoshta ai e teproi me transparencën.
Një video e postuar në Twitter nga Manouk Akopyan tregon Furyn duke folur për reporterët në lidhje me rimeçin e ardhshëm, dhe pasi u pyet se si po përgatitet për meçin, ai nuk u spraps apak.
Në përgjigje, ai u shpreh: “Masturbohem shtatë herë në ditë. Shtatë herë për ta mbajtur aktiv testoseronin.” /Periskopi.com/
Tyson Fury on ways he’s preparing for Wilder:
“I’m masturbating 7 times a day to keep my testosterone pumping. Pump it, pump it, pump it, pump it up! Dontcha know! I gotta to keep active & the testosterone flowing for the fight. Don’t want the levels to go down.” #WilderFury2 pic.twitter.com/nZQtduJxnO
— Manouk Akopyan (@ManoukAkopyan) January 14, 2020












