Trump, Iranit: Mos i vrisni protestuesit tuaj, njerëzit madhështor të Iranit

Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump, ka bërë një postim në profilin e tij në Twitter pas protestës në Iran në lidhje me aeroplanin e rrëzuar që u nis nga Ukraina e ku mbetën të vdekur 176 njerëz. Iranianët po kërkojnë largimin e Al Khameneit nga pushteti pasi e fajësojnë shtetin e tyre për tragjedinë. Irani […]
Iranianët po kërkojnë largimin e Al Khameneit nga pushteti pasi e fajësojnë shtetin e tyre për tragjedinë.
Irani ka ndërmarrë masa të tmerrshme represive kundër vetë njerëzve të tyre, që kulmoi edhe me arrestimin e ambasadorit britanik në atë vend, përcjell Periskopi.
Së fundi, Trump në mënyrë të ashpër ka reaguar pas këtyre masave duke iu thënë se ShBA-ja po i vështron.
Më poshtë keni statusin e plotë të tij.
“Për liderët e Iranit – MOS VRISNI PROTESTUESIT TUAJ. Mijëra tashmë i keni vrarë ose burgosur, dhe Bota po iu shikon. Më e rëndësishmja, ShBA-ja po iu shikon. Kthejeni internetin dhe lëni reporterët të lirë! Mos i vrisni qytetarët iranianë madhështorë!”












