Triku i Genc Nuzës në mesin e videove më të shikuara për vitin 2019

‘Triku’ i gjyqtarit të Kosovës Genc Nuza ishte bërë viral në të gjitha rrjetet sociale gjatë vitit të kaluar, shkruan Periskopi. Në ndeshjen e yjeve e cila u zhvillua në stadiumin e kryeqytetit “Fadil Vokrri”, gjyqtari Nuza e ‘mashtroi’ futbollistin, duke u bërë kinse po e ndëshkon me karton të verdhë, por që në fakt […]
Në ndeshjen e yjeve e cila u zhvillua në stadiumin e kryeqytetit “Fadil Vokrri”, gjyqtari Nuza e ‘mashtroi’ futbollistin, duke u bërë kinse po e ndëshkon me karton të verdhë, por që në fakt nxjerri një pallomë për t’i fshirë djersët e tij.
Faqja shumë e njohur “433” e kishte publikuar në llogaritë e tyre në rrjetet sociale, derisa mori shikime të shumta.
Njëherazi kjo ishte njëra ndër videot më të shikuara për vitin 2019:
https://www.facebook.com/official433/videos/621809801901689/?v=621809801901689












