Trajneri suedez lavdëron “Dardanët”: Kosova ishte goxha e ashpër dhe më e aftë me topin

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në miqësoren ndaj Suedisë me rezultat minimal 1-0, shkruan Periskopi. Challandes në këtë sfidë u paraqit me shumicën e lojtarëve nga Superliga e Kosovës dhe bëri shumë zëvendësime. Golin për suedezët e ka shënuar sulmuesi Simon Hedlund në minutën e 75-të, pas një hutie në mbrojtjen e Kosovës. Kurse, trajneri […]

Challandes në këtë sfidë u paraqit me shumicën e lojtarëve nga Superliga e Kosovës dhe bëri shumë zëvendësime.

Golin për suedezët e ka shënuar sulmuesi Simon Hedlund në minutën e 75-të, pas një hutie në mbrojtjen e Kosovës.

Kurse, trajneri i Suedisë, Janne Andersson, është deklaruar pas ndeshjes miqësore ndaj Kombëtares së Kosovës.

Andersson duke komentuar ndeshjen, ka pranuar se skuadra e tij ka luajtur më keq se ndaj Moldavisë ditën e martë, duke lavdëruar paraqitjen e Kosovës.

“Po, ashtu ishte. Ishte një paraqitje më e dobët se ajo e së enjtes”, ka deklaruar fillimisht trajneri i Suedisë.

“Në të njëjtën kohë, Kosova ishte goxha e ashpër, më atletike dhe më e aftë me topin. Ndiheshim sikur të ishim pak të ndryshkur kur shihnim veprimet tona në krahasim me të tyre”.

/Periskopi/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova