Trajneri i ri i Barçës: As në ëndrrën më të egër s’e kam imagjinuar, dje isha me lopë, sot jam te Barcelona

Quique Setien thotë se ai kurrë nuk e kishte imagjinuar, as në ëndrrat më të egra, se do të bëhej trajner i Barcelonës. Ish-trajneri i Real Betisit, 61-vjeçar, u emërua trjaner i Barçës të hënën pas shkarkimit të Ernersto Valverdes, transmeton Periskopi. “As në ëndrrën më të egër nuk kam mundur ta imagjinoj këtë. Duhet […]
Ish-trajneri i Real Betisit, 61-vjeçar, u emërua trjaner i Barçës të hënën pas shkarkimit të Ernersto Valverdes, transmeton Periskopi.
“As në ëndrrën më të egër nuk kam mundur ta imagjinoj këtë. Duhet ta falenderoj klubin për këtë mundësi,” tha ai fillimisht.
“Dje po ecja rrugës së shtëpisë me lopë rreth e rrotull meje dhe tani jam këtu te Barcelona, duke menaxhuar lojtarët më të mirë në botë.” /Periskopi.com/












