Thaçi në heshtje pas përfundimit të ‘48 orëshit’ të dhënë ndaj Kurtit

Të hënën Presidenti Hashim Thaçi e ka pritur në takim kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për t’u konsultuar rreth mandatimit të kandidatit për kryeministër. Në këtë takim pak minutash, ndër të tjera Thaçi i ka dhënë Kurtit një afat 48 orësh që subjekti i tij ta dërgojë emrin e mandatarit në Presidencë. Ky afat […]
Të hënën Presidenti Hashim Thaçi e ka pritur në takim kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për t’u konsultuar rreth mandatimit të kandidatit për kryeministër.
Në këtë takim pak minutash, ndër të tjera Thaçi i ka dhënë Kurtit një afat 48 orësh që subjekti i tij ta dërgojë emrin e mandatarit në Presidencë.
Ky afat tashmë ka kaluar dhe nuk ka pasur ndonjë deklarim të ri të Thaçit, ndonëse dje Arbërie Nagavci nga VV ka thënë se “emrin e mandatarit te Presidenti do ta dërgojmë në ditët në vijim”.
Në anën tjetër Vetëvendosje dhe LDK kanë zhvilluar takimet e tyre si tentativë për ta finalizuar marrëveshjen për bashkëqeverisje në mes tyre.
Ata do të takohen edhe sot pasdite, siç kanë bërë edhe në dy ditët e kaluara.












