Suarez e mbron Valverden: S’është faji i tij që humbëm

Suarez e mbron Valverden: S’është faji i tij që humbëm

Luis Suarez beson se trajneri i shumë kritikuar i Barcelonës Ernesto Valverde nuk është përgjegjës për disfatën e katalonasve në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës kundër Atletico Madridit. Barcelona u mposht në mënyrë tronditëse nga Atletico Madridi, me rezultat 3:2, në gjysmëfinalen e së enjtes në Kupën e Mbretit, shkaku i dy golave të shënuar […]

Barcelona u mposht në mënyrë tronditëse nga Atletico Madridi, me rezultat 3:2, në gjysmëfinalen e së enjtes në Kupën e Mbretit, shkaku i dy golave të shënuar afër fundit të ndeshjes nga madrilenët, transmeton Gazeta Express.

Fillimisht kishte qenë pikërisht Atletico që kishte kaluar në epërsi përmes golit të shënuar nga Koke, mirëpo Barcelona e kishte përmbysur rezultat falë golave të Lionel Messit dhe Antoine Griezmannit.

Megjithatë, skuadra e Diego Simeones arriti të shënojë dy herë brenda dhjetë minutave të fundit të ndeshjes dhe e siguroi kështu një vend në finalen e madhe me Real Madridin.

Ky rezultat bëri që të ngrihen sërish dyshimet për të ardhmen e Valverdes në Barcelonës, mirëpo Suarezi i doli në mbrojtje 55-vjeçarit pas ndeshjes.

“Valverde s’i ka fajet, ishim ne që i bëmë gabimet dhe ishin gabime që s’duhet t’i bëjmë”, tha Suarezi, pas ndeshjes.

“Nuk e di nëse disfatat do të na ndihmojnë të rritemi, por kjo disfatë na tregon se ka shumë gjëra në të cilat duhet të përmirësohemi”.

“Kjo na tregon se kemi gabime të cilat nuk duhet t’i bëjmë sepse kishim qenë në kontroll të ndeshjes dhe pastaj i lejuam të na godasin përmes kundërsulmeve”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova