Simeone tregohet i madh: Valverde me atë ndërhyrje ia fitoi ndeshjen Real Madridit

Real Madrid është shpallur superkampion i Spanjës pasi ka mposhtur Atletico Madridin pas ekzekutimit të penalltive, shkruan Periskopi. Në penallti ishte Real Madrid skuadër më e saktë, duke fituar 4:1. Por ndeshja ka mundur të mos shkoj me penallti po të mos ishte mesfushori, Federico Valverdes. Pas ndeshjes, trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka […]
Në penallti ishte Real Madrid skuadër më e saktë, duke fituar 4:1.
Por ndeshja ka mundur të mos shkoj me penallti po të mos ishte mesfushori, Federico Valverdes.
Pas ndeshjes, trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka reaguar duke thene se beson se ndërhyrja e Fede Valverdes në Alvaro Moratan ishte momenti vendimtar në disfatën kundër Real Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës.
“Ishte momenti më i rëndësishëm i ndeshjes”, tha Simeone, kur u pyet për incidentin, pas ndeshjes.
“Unë i thashë atij se të gjithë do ta kishim bërë të njëjtën gjë po të kishim qe në vendin e tij”.
“Mendoj se është plotësisht e kuptueshme që Valverde ta fitojë çmimin si lojtari më i mirë i ndeshjes sepse Valverde ia fitoi Real Madridit ndeshjen me atë veprim të tij”.
“Momenti më i rëndësishëm ishte Valverde, i cili e mori një vendim të drejtë për skuadrën e tij dhe na parandaloi ta shënojmë golin që mund ta kishte vendosur ndeshjen”. /Periskopi/












