Shukri Sylejmani: Investova miliona në futboll, ndihem plotësisht i harruar

Shukri Sylejmani: Investova miliona në futboll, ndihem plotësisht i harruar

Shukri Sylejmani është biznesmeni që dha gjithçka që pati nga kompania e tij MEN, për klubin e futbollit që sot e ka emërtimin e ri, SC Gjilani. Që prej themelimit të këtij klubi, më 1995, e deri disa vite të pasluftës, Sylejmani ka qenë kryetar dhe donatori kryesor i SC Gjilani. Sot, gati se është […]

Që prej themelimit të këtij klubi, më 1995, e deri disa vite të pasluftës, Sylejmani ka qenë kryetar dhe donatori kryesor i SC Gjilani.

Sot, gati se është harruar. Përmendet vetëm në koluare, por deri sot nuk i ofruar asnjë post. Qoftë në këtë klub, në Komitet Ekzekutiv e Bord të FFK, apo edhe drejtpërdrejt në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Kur pyetet se sa ka investuar në futboll nga pasuria e tij, biznesmeni gjilanas i njohur si Shuka i MEN’it, është i shkurtër.

“Miliona. Koka më dhemb”, thotë Sylejmani në një prononcim për Mediafokus.info.

Por, donatori i dikurshëm i SC Gjilani, thotë se ndihet plotësisht i harruar e i nënçmuar.

“Kam dhënë gjithçka që pata nga pasuria ime për klubin e Gjilanit. Në shumë raste, e kam lënë veten keq vetëm që t’i dalë në ndihmë klubit që e desha me krejt qenien. Por, sot nuk më është ofruar asnjë pozitë në instancat e futbollit, qoftë në nivel lokal apo qendror. Ndihem plotësisht i harruar dhe i nënçmuar”, ka thënë Shukri Sylejmani për Mediafokus.info.

Kur është pyetur pse e kanë harruar, prapë ai është fjalëpak.

“Për interesa personale”, thotë ai.

Përndryshe, Shukri Sylejmani, me iniciativë të Lutfi Hazirit, vitin e kaluar është shpallur Qytetar Nderi i Gjilanit nga Kuvendi Komunal, me motivacionin për kontribut të jashtëzakonshëm në themelimin dhe donacionin për SC Gjilani, duke e formuar në kohën kur shteti i Serbisë i kishte shkatërruar çdo gjë popullit të Kosovës./mediafokus/

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova