Shaqiri tepricë te Liverpooli por i kërkuar në Evropë: Refuzohen dy oferta për të nga klube të njohura

Liverpooli ka refuzuar ofertën e klubit italian, Roma dhe atij spanjoll, Sevilla për sigurimin e shërbimeve të mesfushorit kosovar, Xherdan Shaqiri në formë huazimi. “Të Kuqtë” nuk janë të gatshëm ta lejojnë Shaqirin në janar, pasi janë shumë afër triumfit në Prmeier League dhe FA Cup, sipas “BBC”, transmeton Periskopi. Poashtu, nuk do të konsiderohet […]
“Të Kuqtë” nuk janë të gatshëm ta lejojnë Shaqirin në janar, pasi janë shumë afër triumfit në Prmeier League dhe FA Cup, sipas “BBC”, transmeton Periskopi.
Poashtu, nuk do të konsiderohet as huazimi i tij me opsionin e blerjes.
Klubi thuhet se nuk do ta shes atë deri në verë, derisa shtohet se atij i është vënë një çmim prej 30 milionë eurove.
Liverpooli e transferoi Shaqirin nga Stoke City në korrik të vitit 2018, pasi aktivizoi klauzolën e tij prej 15 milionë eurove. /Periskopi.com/












