Sëmundjet qe po ua marrin jetën kosovarëve

Sëmundjet qe po ua marrin jetën kosovarëve

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar një raport mbi shkaqet e vdekjeve në Kosovë. Kjo analizë është përgatitur gjatë një hulumtimi në vitet 2016/2017 dhe po ashtu 2018. Sipas këtij, raporti në vitin 2016 ishin 9245 vdekje të raportuara ndërkaq në vitin 2017 ishin 9670 vdekje. Sipas kodifikimit të shkakut të vdekjes, në Kosovë […]

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar një raport mbi shkaqet e vdekjeve në Kosovë. Kjo analizë është përgatitur gjatë një hulumtimi në vitet 2016/2017 dhe po ashtu 2018.

Sipas këtij, raporti në vitin 2016 ishin 9245 vdekje të raportuara ndërkaq në vitin 2017 ishin 9670 vdekje.

Sipas kodifikimit të shkakut të vdekjes, në Kosovë vendin e parë e zënë “Sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut”, vendin e dytë e zënë grupi i sëmundjeve “Tumoret”, vendin e tretë e zënë grupi i “Sëmundjet e sistemit të frymarrjes”

Ndërkohë, vdekjet e raportuara nga familjarët dhe të regjistruara në librat amzë për vdekjet, në vitin 2018, kanë qenë 9991, prej tyre vdekje të ndodhura vetëm në Kosovë 8998, kurse vdekjet të cilat kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar gjithsej 993.

Vdekje të dhunshme në vitin 2018 janë raportuar gjithsej 177 raste apo 1.9%.

Fatkeqësi 129 apo 72.9%, vetëvrasje 27 apo 15.3% dhe vrasje 21 apo 11.9%. Tek fatkeqësitë dhe vrasjet dominon mosha 20-49 vjeç edhe te meshkujt edhe te femrat, ndërsa tek vetëvrasjet dominon mosha 50 e më shumë si te meshkujt ashtu edhe te femrat.

Foshnje të vdekura për vitin 2018 u raportuan gjithsej 242, dhe pjesëmarrja e tyre në gjithsej të vdekur është 2.7%. Meshkuj 134 apo 55.4%, Femra 108 apo 44.6 %.

Foshnje të vdekura deri 6 ditë kanë qenë 147 apo 60.7.%, 7 deri 27 ditë kanë qenë 50 apo 20.7% dhe 28 ditë deri në 1 vjet kanë qenë 45 apo 19%.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve