Ronaldo nuk kishte mjaftueshëm vota, UEFA manipuloi formacionin e vitit 2019

Ronaldo nuk kishte mjaftueshëm vota, UEFA manipuloi formacionin e vitit 2019

UEFA e ndryshoi formacionin për 11-shen më të mirë të vitit, të votuar nga tifozët, vetëm sa për t’i gjetur vend Cristiano Ronaldo, i cili megjithatë kishte marrë më pak vota sesa N’Golo Kante, të cilin UEFA e largoi nga ekipi i vitit. Të mërkurën, organi qeverisës i futbollit evropian, UEFA, e publikoi 11-shen më […]

UEFA e ndryshoi formacionin për 11-shen më të mirë të vitit, të votuar nga tifozët, vetëm sa për t’i gjetur vend Cristiano Ronaldo, i cili megjithatë kishte marrë më pak vota sesa N’Golo Kante, të cilin UEFA e largoi nga ekipi i vitit.

Të mërkurën, organi qeverisës i futbollit evropian, UEFA, e publikoi 11-shen më të mirë të vitit, e cila zgjedhet përmes votave të tifozëve.

Megjithatë, formacioni i la shumë tifozë të befasuar, shkaku i skemës 4-2-4 të zgjedhur.

DailyMail raporton se UEFA e përdori këtë skemë vetëm për t’i bërë vend yllit portugez, Cristiano Ronaldo, i cili ishte i katërti më i votuar nga sulmuesit – pas Lionel Messit, Sadio Manes dhe Robert Lewandowskit.

Drejtuesit e UEFA nuk dëshironin ta publikonin këtë formacion pa Ronaldon dhe për këtë arsye e larguan nga skuadra një mesfushor, për t’i bërë vend portugezit. Mesfushori që e pësoi nga kjo është N’Golo Kante i Chelseat, sipas DailyMail.

Madje, e përditshmja britanike raporton se ky formacion ishte planifikuar fillimisht të publikohej javën e kaluar, mirëpo mungesa e Ronaldos e shtyu këtë publikim, pasi që UEFA ishte në kërkim të një zgjidhjeje tjetër.

“Kjo nuk është aspak një gjë e mirë. Është manipulim me vota. Aq ka famë Ronaldo në mesin e zyrtarëve të UEFA-s, saqë organizata u alarmua që ai s’ishte në 11-ëshe dhe si rezultat u ndryshua formacioni. Kjo të bën të mendosh se çfarë tjetër bëjnë ata”, ka thënë një burim për DailyMail, transmeton Gazeta Express.

Në anën tjetër, një zëdhënës i UEFA ka sugjeruar se ky ndryshim u bë falë fitores së portugezit në Ligën e Kombeve.

“Formacioni i këtij viti u zgjodh në bazë të votave të tifozëve dhe paralelisht në bazë të arritjeve të lojtarëve në garat e UEFA-s. Si rezultat, i kemi pesë fitues të Ligës së Kampionëve dhe katër finalistë të Ligës së Kombeve (përfshirë këtu një fitues). Formacioni ndryshohet rregullisht dhe ky vit nuk përbën dallim”, ka thënë zëdhënësi i UEFA-s.

Megjithatë, në vitet paraprake formacioni është bazuar vetëm në votat e tifozëve. Në pesë nga gjashtë vjetët e fundit, formacioni ka qenë 4-3-3, me përjashtim në vitin 2017 kur u zgjodh formacioni 4-4-2.

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova