Roma jep lajmin e dhimbshëm për yllin italian

Nicolo Zaniolo ka pësuar lëndim te rende mbrëmë në humbjen kundër Juventusit 2-1, në kuadër të javës së 19-të në kampionatin italian. Ylli italian kishte bërë një solo-aksioni nga mbrojtja e skuadrës së tij deri te ajo e Juves, por që në fund u lëndua në duel me mbrojtësin holandez Matthijs de Ligt, shkruan Periskopi. […]
Ylli italian kishte bërë një solo-aksioni nga mbrojtja e skuadrës së tij deri te ajo e Juves, por që në fund u lëndua në duel me mbrojtësin holandez Matthijs de Ligt, shkruan Periskopi.
Pas lëndimit, lojtari u largua nga fusha e gjelbër me lot në sy.
Pas ndeshjes, Roma ka njoftuar se talenti i tyre ka këputur ligamentet e gjurit dhe sezoni për të ka mbaruar para kohe.
Kryeqytetasit njoftojnë se Zaniolo do t’i nënshtrohet menjëherë operacionit. /Periskopi/












