Rikujtojmë ndeshjen kur Pablo Maffeo i Gironas nuk e la Messin as të merrte frymë

Lionel Messi e ka etiketuar Pablo Maffeon e Gironës si kundërshtarin më të vështirë si markues me të cilin është ndeshur ndonjëherë. Sulmuesi i Barcelonës ka pasur punë kundër disa prej mbrojtësve më të mirë në botë, që nga debutimi i tij në vitin 2004, transmeton Periskopi. “Markimi me një njeri nuk më pengon, e […]
Sulmuesi i Barcelonës ka pasur punë kundër disa prej mbrojtësve më të mirë në botë, që nga debutimi i tij në vitin 2004, transmeton Periskopi.

“Markimi me një njeri nuk më pengon, e dini se do të ketë ndeshje të vështira dhe mund të jetë e çuditshme që ta kesh ndokë tërë kohën rreth teje,” tha Messi.
“Në fakt, nuk më ka ndodhur aq shpesh. Nuk më pengon, por është e çuditshme.
“Pablo Maffeo i Gironës ishte markuesi më i vështirë. Ishte tensionuese.
“Kurrë nuk kam qenë ai që ankohet. Mendoj se kontakti fizik dhe goditjet janë pjesë e lojës.”
Më poshtë, pamje nga ndeshja ku Maffeo e markoi për mrekulli Messin. /Periskopi.com/












