Rey Manaj flet si lojtar i Barcelonës: Jam në klubin më të madh në botë

Rey Manaj flet si lojtar i Barcelonës: Jam në klubin më të madh në botë

Rey Manaj ka folur pas transferimit e Barcelona, duke thënë se tani është në klubin më të madh në historinë e futbollit. Futbollisti i Shqipërisë, i cili tashmë do të luajë për të rinjtë e Barcelonës, pranon se hodhi poshtë çdo propozim të klubeve të tjera në momentin që katalanasit u interesuan për të. Në […]

Futbollisti i Shqipërisë, i cili tashmë do të luajë për të rinjtë e Barcelonës, pranon se hodhi poshtë çdo propozim të klubeve të tjera në momentin që katalanasit u interesuan për të.

Në intervistën e tij të parë si lojtar i Barcelonës B, 22-vjeçari tregon se synon që sezonin e ardhshëm skuadra të ngjitet në La Liga 2.

“Mendoj se është një nga ditët më të rëndësishme të jetës sime. Vij te një klub i madh, për të cilin mendoj se është më i madhi në historinë e futbollit. Mezi prej që të luaj me ekipin e ri”.

“Kur Barcelona më bëri ofertë, nuk pranova të merrja në shqyrtim asnjë propozim tjetër dhe e vetmja gjë që dëshiroja ishte të mbërrija sa më shpejt këtu. Tani jam shumë i lumtur”.

“Shpresoj që ta ndihmoj sa më shumë skuadrën time të re. Një sulmues duhet të shënojë dhe uroj që këtë gjë ta realizoj këtu. I kam vendosur vetes disa synime personale, por mbi të gjitha dëshiroj që skuadra të ngjitet në kategorinë e dytë”.

“Barcelona është klubi më me rëndësi në botë, prandaj këtu gjithçka shkon në mënyrë perfekte”, shprehet Manaj.

Manaj la nënshkruar tri vite me Barcelonën B dhe do të mbajë veshur fanellën me numrin 22, ndërsa klubi ka vendosur se për të prishur klauzolën e tij duhet të paguhen 50 milionë euro.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova