Real Madrid me lehtësi e kalon Valencian, siguron finalen e Superkupës se Spanjës

Real Madrid ka siguruar finalen e Superkupës së Spanjës pas një fitore spektakolare prej 3:1 në Arabinë Saudite kundër Valencias. Në gjysmëfinalen e parë, ‘Los Blancos’ ishin dukshëm më të mirë, sesa rivalët e Valencias. Toni Kroos me një gol të bukur prej goditjes së këndit, kaloi në epërsi prej 1:0 skuadrën e Real Madridit, […]
Në gjysmëfinalen e parë, ‘Los Blancos’ ishin dukshëm më të mirë, sesa rivalët e Valencias.
Toni Kroos me një gol të bukur prej goditjes së këndit, kaloi në epërsi prej 1:0 skuadrën e Real Madridit, para se Isco në minutën e 39’, të çonte në 2:0 epërsinë.
Luka Modric vulosi fitoren e Real Madrid kur shënoi për 3:0 në minutën e 65’.
Rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vendosi Dani Parejo, duke shënuar nga penalltia në minutat e fundit të takimit












