Publikohet 11-shja e kombëtares së Suedisë për ndeshjen kundër Kosovës

Publikohet 11-shja e kombëtares së Suedisë për ndeshjen kundër Kosovës

Kombëtarja e Kosovës sot do të përballet në një ndeshje miqësore me Suedinë, në Doha të Katarit me fillim nga ora 15:45 [sipas kohës tonë lokale]. Suedia ka publikuar formacionin zyrtar për këtë ndeshje edhe pse një gjë e tillë nuk është e zakonshme, pasi formacionet zyrtare publikohen një orë para fillimit të ndeshjes. Në […]

Kombëtarja e Kosovës sot do të përballet në një ndeshje miqësore me Suedinë, në Doha të Katarit me fillim nga ora 15:45 [sipas kohës tonë lokale].

Suedia ka publikuar formacionin zyrtar për këtë ndeshje edhe pse një gjë e tillë nuk është e zakonshme, pasi formacionet zyrtare publikohen një orë para fillimit të ndeshjes.

Në sajtin zyrtar të kombëtares suedeze është bërë i ditur formacioni zyrtar që përzgjedhësi Janne Andersson ka vendosur të luajë kundër Kosovës.

Suedia para ndeshjes me Kosovën, ka zhvilluar edhe një ndeshje tjetër me Moldavinë duke e mposhtur me rezultat 1:0. Nga ajo ndeshje, Andersson ka vendosur të ndryshoj tërësisht formacionin për Kosovën. Vetëm Adam Andersson do të jetë nga minuta e parë edhe për ndeshjen me Kosovën.

“Isak Pettersson – Simon Sandberg, Kristopher Da Graca, Jacob Une Larsson, Adam Andersson – Alexander Kacaniklic, August Erlingmark, Anton Salétros, Muamer Tankovic – Robin Söder, Simon Hedlund”.

Nga ana tjetër, përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka ftuar 13 futbollistë nga Superliga e Kosovës për ndeshjen e sotme.

Ndeshja ndërmjet këtyre dy përfaqësueseve do të zhvillohet me futbollistë të cilët luajnë në kampionatet respektive.

Ndeshja do të zhvillohet në  “Al Ahli Stadium”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova