Publikohen pamjet e përleshjes së tifozëve në Prizren

Udhëtimi në Prizren për ndeshjen e elitës së basketbollit kosovar, Ponte-Peja, i doli shumë i keq tifo-grupit pejan, Shqiponjat. Tifozët prizrenas, Arpagjiktë, kanë vjedhur transparentin e Shqiponjave. Një lexues nga Prizreni ka dërguar në Gazetën Olle një video ku shihet se si ndodhi përleshja mes tifozëve në palestër. Aty shihet edhe intervenimi i forcave policore, […]
Udhëtimi në Prizren për ndeshjen e elitës së basketbollit kosovar, Ponte-Peja, i doli shumë i keq tifo-grupit pejan, Shqiponjat.
Tifozët prizrenas, Arpagjiktë, kanë vjedhur transparentin e Shqiponjave.
Një lexues nga Prizreni ka dërguar në Gazetën Olle një video ku shihet se si ndodhi përleshja mes tifozëve në palestër.
Aty shihet edhe intervenimi i forcave policore, që kanë tentuar të qetësojnë situatën.
Gjithsesi, momenti i marrjes së transparentit nga ana e vendësve, nuk shihet në këtë video.












