Probleme në Australian Open, tërhiqet tenistja: Gjendje e tmerrshme, nuk po mund të marrim as frymë si duhet

Dalila Jakupovic, e cila u tërhoq nga ndeshja kualifikuese e Australian Open për shkak të kualitetit të dobët të ajrit, thotë se secila lojtare me të cilën ajo ka folur ka pasur probleme “me kokëdhimbje dhe frymëmarrje”. Sllovenja, 28-vjeçare, u desh të mjekohej jashtë fushës pasi pati probleme me kollitje në ndeshjen e rundit të […]
Sllovenja, 28-vjeçare, u desh të mjekohej jashtë fushës pasi pati probleme me kollitje në ndeshjen e rundit të parë në Melburn, transmeton Periskopi.
Ndeshja tjetër kualifikuese e së mërkurës u shtye për shkak të kualitetit tepër të dobët të ajrit pas trazirave me zjarre në pyje.
“Ishte e rrezikshme të luhej në aso kushte dje,” tha Jakupovic.
“Ditën e djeshme me këdo që fola, të gjitha lojtaret patën kokëdhimbje, dhimbje në gjoks, dhe patën probleme me frymëmarrje. Ishte e tmerrshme.”
Të paktën 28 vetë vdiqën, derisa 10 milionë hetakrë toke u dogjën në Australi që nga 1 korriku. /Periskopi.com/












