Prezantimi i transferimit të ri të klubit kosovar duhet të jetë më i keqi në histori të futbollit vendor

Është ajo periudhë e vitit ku klubet kosovare kryejnë transfere të panumërta, shpeshherë në forma gati qesharake, derisa bëhen largime masive e ardhje, pastaj largime të menjëhershme. Krejt këto janë të natyrshme për futbollin kosovar, i cili ka vendosur standarde jashtëzakonisht të ulëta… çmendurisht të ulëta, shkruan Periskopi. Sidoqoftë, KEK-u duhet ta ketë prekur një […]
Krejt këto janë të natyrshme për futbollin kosovar, i cili ka vendosur standarde jashtëzakonisht të ulëta… çmendurisht të ulëta, shkruan Periskopi.
Sidoqoftë, KEK-u duhet ta ketë prekur një fund të ri me mënyrën se si e ka prezantuar transferimin më të ri.
Klubi nga Kastrioti transferoi Taulant Avdylin nga Trepça 89, derisa është prezantuar me fanellë në ambientet e “Elektricistëve”.
Por… prisni, këtu vjen pjesa më e mirë.
Në një tentativë të dhimbshme për ta bërë njoftimin në Facebook, klubi dështoi mjerisht të tregonte detajet e transferimit, kontratën, madje nuk e përmendi as emrin e futbollistit.

Krejt çka u tha në njoftim ishte kjo: “Kemi transferuar një super sulmues nga Trepqa 89 ne si klub i deshirojm suksese.”
Brenda një rreshti, edhe plot gabime drejtshkrimore.
Urime KEK-ut për çmimin e prezantimit më të keq në histori. /Periskopi.com/












