Pranoi fajësinë, dënohet një tjetër grua kosovare që iu bashkua ISIS-it

Pranoi fajësinë, dënohet një tjetër grua kosovare që iu bashkua ISIS-it

Gjykata e Prishtinës e ka shpallur sot fajtore Edonë Berisha, e akuzuar për pjesëmarrje në grupin terrorist ISIS. Për këtë vepër, Edonë Berisha u dënua me burgim me kusht në kohëzgjatje prej dy vitesh. Sipas Gjykatës, dënimi nuk do të ekzekutohet nëse e akuzuara në afat prej 3 vitesh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij […]

Gjykata e Prishtinës e ka shpallur sot fajtore Edonë Berisha, e akuzuar për pjesëmarrje në grupin terrorist ISIS.

Për këtë vepër, Edonë Berisha u dënua me burgim me kusht në kohëzgjatje prej dy vitesh.

Sipas Gjykatës, dënimi nuk do të ekzekutohet nëse e akuzuara në afat prej 3 vitesh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi nuk kryen vepër tjetër penale.

Po ashtu, të akuzuarën e obligoi që ta përmbushë detyrimin – vizitë te psikologu ose këshilluesi, duke e urdhëruar Shërbimin Sprovues të Kosovës që të bëjë mbikëqyrjen e kësaj mase.

Në seancën e shqyrtimit fillestar, e mbajtur dje, Edonë Berisha kishte pranuar fajësinë.

Aktakuza shpjegon se Edonë Berisha me dashje ka marrë pjesë në veprimtarinë e ISIS-it, në atë mënyrë që i është bashkangjitur kësaj organizate terroriste, duke e përkrahur atë dhe veprimtaritë e saj si dhe qëllimin që duke luftuar padrejtësisht, të detyrojnë qeverinë siriane e pastaj edhe qeveritë e shteteve të tjera që të lënë pushtetin dhe seriozisht të destabilizojnë dhe shkatërrojnë strukturën kushtetuese ekonomike dhe sociale dhe të krijojnë Shtetin Islamik në Irak dhe Levant.

Aktakuza shpjegon rrugëtimin e të akuzuarës dhe të 4 fëmijëve të saj drejt Sirisë, ku e kishte burrin, dhe atje është regjistruar pjesëtare e grupit terrorist ISIS.

Aktakuza thotë se e njëjta duke e përdorur shumën mujore të të hollave nga ISIS i ka ofruar shërbime logjistike bashkëshortit Burimit, i cili aktivisht ka luftuar e gjithë kohën duke e ndërruar vendbanimin varësisht nga ndryshimi i territorit të Shtetit Islamik brenda Sirisë, deri sa është dorëzuar te forcat kurde në kampin Roi, e pastaj nga aty me ndihmën e ushtrisë amerikane i kanë deportuar në Kosovë më 22.4.2019.

Më këtë Prokuroria po e ngarkon se ka kryer veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist.

 

 

 

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik