Postimi i fundit i Tyson Furyt në Instagram është ushqim magjik për ata që vuajnë nga depresioni

Tyson Fury është vërtet vetëm një i llojit të tij, publikon foto kur i kishte 180 kg Janë shumë mirë të dokumentuara vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar Tyson Fury në tri vitet e fundit. Edhe pse ai preku majat në peshat e rënda, pasi mposhti ëladimir Klitschkon në Dyseldorf në vitin 2015, gjithçka shkoi […]
Janë shumë mirë të dokumentuara vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar Tyson Fury në tri vitet e fundit.
Edhe pse ai preku majat në peshat e rënda, pasi mposhti ëladimir Klitschkon në Dyseldorf në vitin 2015, gjithçka shkoi si mos më keq për të më vonë, transmeton Periskopi.
Fury u hap rreth demonëve në kokën e tij dhe betejat e vazhdueshme me depresionin dhe shëndetin psiqik, poashtu edhe alkolin.
Së fundmi ai ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram, duke nënvizuar se sa e keqe ishte situata për të gjatë asaj periudhe të errët.
Ai duket shumë i mprehtë tani, por jo gjithmonë ka qenë ashtu.
Fotos së mëposhtme ai ia bashkangjiti shkrimin: “Kur dikush thotë se nuk mund të bëni diçka, shikoni këtë dhe kujtoni se gjithçka është e mundur. Këtu jam më shumë se 180 kg.” /Periskopi.com/













