Poshtërimi që De Bruyne i bëri sonte Jonesit është gozhda e fundit: Ai duhet të largohet urgjentisht

Manchester United është pa Harry Maguire në gjysmëfinalen e parë të Carabao Cup, kundër Manchester Cityt, të martën. Mbrojtësi anglez pësoi një dëmtim në këmbë kundër ëolvesit në fundjavë dhe nuk u rikuperua në kohë. Ole Gunnar Solskjaer sigurisht ka pritur një paraqitje të madhe nga Phil Jones për ta mbuluar zbraztirën e Maguire, transmeton […]
Mbrojtësi anglez pësoi një dëmtim në këmbë kundër ëolvesit në fundjavë dhe nuk u rikuperua në kohë.
Ole Gunnar Solskjaer sigurisht ka pritur një paraqitje të madhe nga Phil Jones për ta mbuluar zbraztirën e Maguire, transmeton Periskopi.
Por Jones ishte i pafuqishëm të parandalonte një epërsi 3-0 të Cityt pas 45 minutave të parë.
Në golin e tretë, De Bruyne ishte një kundër një me Jonesin në zonë, derisa u tregua i pamëshirshëm duke e shkatërruar mbrojtësin vendës.
Mesfushori belg përgënjeshtroi me një goditje, duke e lënë Jonesin të shtrirë në fushë, para se të nisej nga ana tjetër, me goditjen e tij që u prit nga portieri, por topi përfundoi në këmbët e Andreas Pereiras, i cili shënoi në rrjetën e tij.
Sigurisht, pas kësaj performance, United njejtë si fansat mezi pret ta largojë nga skuadra anglezin, i cili për një kohë të gjatë ka qenë shumë i kritikuar. /Periskopi.com/
Phil Jones needs to retire
— MR10x ✨ (@MR10__x) January 7, 2020












