Pleqtë e Shqipërisë nuk ia dalin kundër të moshuarve nga Italia, Greqia e Turqia, mposhten pas penalltive

Startoi në orën 18:10, turneu i bamirësisë “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”, mes brezit të artë të kuqezinjve të viteve 2000 dhe një kombëtare yjesh të Italisë, Greqisë dhe Turqisë. Një event i organizuar nga sindikata e futbollistëve shqiptarë, teksa të gjitha të ardhurat e mbledhura nga ky organizim do të shkojnë për familjet e […]
Startoi në orën 18:10, turneu i bamirësisë “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”, mes brezit të artë të kuqezinjve të viteve 2000 dhe një kombëtare yjesh të Italisë, Greqisë dhe Turqisë.
Një event i organizuar nga sindikata e futbollistëve shqiptarë, teksa të gjitha të ardhurat e mbledhura nga ky organizim do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti.
Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1 falë golave të Espozitos dhe Bogdanit, ndërkohë që italianët triumfuan me penallti 3-2.
Për kuqezinjtë gaboi Klodian Duro. /Periskopi.com/












