Përgjigje 1 milion dollarëshe: Detajet më pikante nga intervista e sontme e Isa Mustafës

Përgjigje 1 milion dollarëshe: Detajet më pikante nga intervista e sontme e Isa Mustafës

Intervista pak më shumë se një orëshe e Isa Mustafës në RTK, përfundoi me pyetjen e gazetarit se kur do të ndodhë takimi i radhës me Vetëvendosjen ose a do të ketë takim të radhës me Vetëvendosjen, të cilës Mustafa iu përgjigj: Përgjigje 1 milion dollarëshe, sic do të thoshte Lutfi Haziri. Letra e Albin […]

Intervista pak më shumë se një orëshe e Isa Mustafës në RTK, përfundoi me pyetjen e gazetarit se kur do të ndodhë takimi i radhës me Vetëvendosjen ose a do të ketë takim të radhës me Vetëvendosjen, të cilës Mustafa iu përgjigj: Përgjigje 1 milion dollarëshe, sic do të thoshte Lutfi Haziri.

Letra e Albin Kurtit drejtuar sot LDK-së, të cilën nënkryetari i saj Avdullah Hoti e quajti ‘pamflet’ në emisionin Rubikon, duket se ka lënë pak hapësirë për një takim që Vetëvendosje e kërkon si takim ‘jopërfundimtar’. Isa Mustafa thotë se Vetëvendosje tash duhet t’i prejë gjërat.  Ai tha se LDK mbetet e përkushtuar për arritjen e marrëveshjes dhe formimin e institucioneve, por se nuk është barrë e saj ta marrë përgjegjësinë për këtë, ose ‘të sjellet si partia e parë/ fituese’.

Ja disa nga detajet e intervistës së sontme:

-Mustafa rikonfirmoi pozicionin e LDK-së se mbetet në kërkesat e saj, të publikuara dje dhe të debatuara tashmë gjërë e gjatë, thelbi i së cilës ishte: Kryeparlamentari për LDK-në deri në zgjidhjen e Presidentit.

-Mustafa tha se nëse nuk arrihet marrëveshja LDK mbetet në opozitë dhe partisë fituese i mbetet të gjejë partnerë të tjerë. Ai tha se LDK nuk është për zgjedhje të reja sepse ‘qytetarët nuk kanë votuar që të shkohet sërish në zgjedhje port ë bëhet Qeveria’.

-Tha se me Albin Kurtit, në asnjërin prej takimeve të tij, nuk ka folur si me “armik”, por e ka trajtuar si partner politik.

-Për trajtimin e temave si dialogu me Serbinë dhe Gjykata Speciale, ai tha se ‘dialogu është temë që e pret Qeverinë e ardhshme, prandaj nuk është leht sot ta udhëheqësh Qeverinë” e për Specialen shtoi se ‘do të na duhet t’i mbrojmë njerëzit tanë që nesër mund të ballafaqohen me aktakuza’.

-Ai përqeshi deklaratat e Besnik Bislimit lidhur me sjelljet e Agim Veliut gjatë negociatave, duke nënkuptuar se z.Bislimi është një negociator i dobët. “A i tregohet publikut, kur je duke bërë negociata, se njëri këqyrke në të majtë, njëri e mbajke dorën mbi karrigë, njëri u cu doli për nevoja të veta e u kthy prapë’.

-Përfundimi: A do të ketë edhe një takim LDK-VV? Ose, a do të ketë marrëveshje LDK-VV. ‘Përgjigje 1 milion dollarëshe”, tha Isa Mustafa./Periskopi/

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik