Pas barazimit ndaj Italisë, Kosova sot luan ndaj Rumanisë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll dje ka zhvilluar ndeshjen e parë kualifikuese, ndaj Italisë ku Kosova arriti një barazim me shije të fitores. Kombëtarja e Kosovës e luan ndaj Rumanisë ndeshjen e dytë në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2021, sonte me fillim nga ora 18:00, transmeton KosovaPress. Rumania ka të […]

Kombëtarja e Kosovës e luan ndaj Rumanisë ndeshjen e dytë në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2021, sonte me fillim nga ora 18:00, transmeton KosovaPress.

Rumania ka të kaluar shumë të lavdishme. Ka katër tituj të kampionit të botës, në vitet 1961, 1964, 1970 e 1974. Ka po ashtu dy medalje të bronzta botërore, në vitet 1967 e 1990.

Rumania aktualisht nuk e ka lavdinë që e kishte, por llogaritet favorite e grupit. Së fundi në kampionat botëror ka luajtur në vitin 2011 kur përfundoi në vend të 19-të. Rumania ka lojtarë në nivel serioz evropian, por ka edhe dobësitë e saj, të cilat do të mundohen t’i shfrytëzojnë maksimalisht djelmoshat tanë.

Edhe për Botërorin e kaluar, Rumania kishte nisur nga faza e parë kualifikuese. Kishte fituar grupin me Italinë, Ukrainën e Ishujt Faroe, ndeshjet e të cilit ishin luajtur në Itali në janar të vitit 2018. Në fazën e dytë kualifikuese, Rumania ishte ndalur nga Maqedonia. Maqedonia në Shkup kishte fituar 32:24, kurse ndeshja në Cluj-Napoca kishte përfunduar 26:25 në të mirë të Rumanisë.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova