Parashikimi i fundit afatgjatë – Dimri në Evropë ka mbaruar

Parashikimi i fundit afatgjatë – Dimri në Evropë ka mbaruar

Në pjesën e tanishme të dimrit, i cili filloi më 22 dhjetor, ne ende nuk kemi pasur një ciklon të vetëm dhe as borë të konsiderueshme. Sipas parashikimit mujor të shërbimit meteorologjik të motit ECMWF të publikuar në faqen e EFFIS sot, dimri në Evropë ka mbaruar, transmeton KosovaPress. Konkretisht, një devijim pozitiv i temperaturës […]

Sipas parashikimit mujor të shërbimit meteorologjik të motit ECMWF të publikuar në faqen e EFFIS sot, dimri në Evropë ka mbaruar, transmeton KosovaPress.

Konkretisht, një devijim pozitiv i temperaturës pritet në të gjitha javët deri më 1 mars dhe fillimin e pranverës.

Kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë fronte jetëshkurtër ose ndoshta edhe ciklone që mund të sjellin borë, por nga skenarët e mëdhenj të dimrit, duket se asgjë nuk do të vijë. Kjo mbështetet nga fakti që parashikohet më pak se mesatarja e reshjeve, që do të thotë mbizotërim i vazhdueshëm i anticikloneve të ngrohtë.

Sipas modelit ECMWF, presioni i lartë i ajrit në Paqësorin e Veriut, Atlantikun Perëndimor dhe Evropë është i dukshëm.

Duke marrë parasysh presionin e ajrit, në mars, prill dhe maj, temperaturat e ajrit në Evropë dhe Azi pritet të jenë më të larta se mesatarja për këtë kohë të vitit.

Sa i përket reshjeve, moti më i thatë pritet në Evropën Jugore, e cila lidhet me presionin e lartë të ajrit. Evropa kontinentale duhet të ketë reshje mesatare, që do të thotë se nuk priten thatësira të gjata. Presioni i ulët mbi Atlantikun mund të çojë në reshje më të larta në Evropën qendrore dhe veriore.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj