Pamje të reja para asistit të Alissonit tregojnë se Salahut i punon truri më shpejt se këmbët

Sprinti i Alisson Beckerit nëpër fushë pas golit të Mo Salahut kundër Manchester Unitedit, me shumë gjasë do të jetë ndër imazhet më ikonike në fund të sezonit kur Liverpooli ta fitojë titullin. Tash është në pyetje më shumë “kur” se sa “nëse”, me “Të Kuqtë” që sigurisht se do të kurorëzohen kampionë, transmeton Periskopi. […]
Tash është në pyetje më shumë “kur” se sa “nëse”, me “Të Kuqtë” që sigurisht se do të kurorëzohen kampionë, transmeton Periskopi.
Me fitoren 2-0 kundër rivalit të përbetuar, skuadra e Jurgen Kloppit bëri një hap gjigant drejt trofeut, i cili do të kthehet në “Anfield” pas një kohe të gjatë.
Dhe në këtë ndeshje vëmendje të madhe mori portieri i 18 herë kampionit anglez, i cili asistoi për golin e dytë të realizuar nga Mo Salah.

27-vjeçari ka mbajtur portën të paprekur në më shumë ndeshje (27) se që ka pranuar gola, në dy sezonet e tij në Angli.
Sidoqoftë, Salah meriton lavdata të mëdha për një super finish të aksionit, nën presionin e ngushtë të mbrojtësit kundërshtar.
Episodi i fundit nga “Inside Anfield” dhuroi pamje të reja nga ndeshja.
Pati skena fantastike të festimit, me egjiptianin që e kërkoi topin para se ta lansonte Alissoni dhe, derisa po vraponte, e kthente kokën prapa për ta shikuar rrugëtimin e topit.
Klikoni në linkun e mëposhtëm për ta parë videon. /Periskopi.com/
This angle ?
Go behind the scenes of Sunday’s 2-0 victory over @ManUtd with our latest edition of ‘Inside Anfield’ ?
— Liverpool FC (@LFC) January 21, 2020












