Pamje nga stërvitja e Kosovës nën presion të lart në Katar, para ndeshjes me Suedinë

Pamje nga stërvitja e Kosovës nën presion të lart në Katar, para ndeshjes me Suedinë

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e tretë stërvitore në kuadër të përgatitjeve në Katar për miqësoren me Suedinë, që zhvillohet të dielën, në Doha. Stërvitja e sotme ka nisur me ushtrimet e zakonshme fizike, vrapim dhe lojë në hapësirë të vogël me pasime të shpejta. Më pas përzgjedhësi Challandes ka punuar në skemat […]

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e tretë stërvitore në kuadër të përgatitjeve në Katar për miqësoren me Suedinë, që zhvillohet të dielën, në Doha. Stërvitja e sotme ka nisur me ushtrimet e zakonshme fizike, vrapim dhe lojë në hapësirë të vogël me pasime të shpejta.

Më pas përzgjedhësi Challandes ka punuar në skemat taktike dhe në lojën me presion të lartë, duke i dhënë vazhdimisht instruksionet e tij për futbollistët, njofton FFK, transmeton Periskopi.

Gjendja e lojtarëve është shumë e mirë dhe motivi i secilit prej tyre është maksimal, derisa vërehet edhe dëshira e lojtarëve që janë për herë të parë pjesë e Kombëtares për t’i dëshmuar vlerat e tyre. Stërvitjen e fundit para duelit me suedezët, Dardanët, do ta zhvillojnë nesër pasdite.

Pas stërvitjes deklaruan:

Blend Baftiu: Është një ndjenjë e veçantë dhe e papërshkrueshme, por njëherësh edhe përgjegjësi të jesh pjesë e Kombëtares A. Është hera e parë për mua që kam marrë ftesë nga përzgjedhësi Challandes dhe po ndjehem shumë mirë në mesin e bashkëlojtarëve. Stërvitjet po shkojnë shumë mirë, prandaj besoj që do të kemi paraqitje të mirë kundër Suedisë. Të gjithë lojtarët janë të motivuar dhe angazhimi i secilit në stërvitje është maksimal. Për këtë arsye pres që të kemi një prezantim sa më të mirë në ndeshjen e së dielës. Normalisht që ëndërr dhe synim i imi është që edhe në të ardhmen të jem pjesë e Kombëtares A.

Arbër Hoxha: Pikësëpari falënderoj përzgjedhësin Challandes që më ka grumbulluar për këtë miqësore. Sigurisht se të jesh pjesë e Kombëtares A është një ndjenjë e papërshkrueshme dhe shpresoj që të jap më të mirën time nëse më jepet rasti të paraqitet kundër Suedisë. Mua më mbetet të vazhdoj të punoj maksimalisht dhe pse jo në të ardhmen të luaj edhe në ndeshje kualifikuese. Kushtet për stërvitje këtu janë shumë të mira dhe kjo po na jep mundësi për t’i treguar cilësitë tona para përzgjedhësit. Sigurisht se ndeshja kundër Suedisë do të jetë shumë e vështirë, duke pasur parasysh se në radhët e veta kanë futbollistë cilësor, por ne shpresojmë që do të paraqitemi denjësisht dhe ta fitojmë këtë ndeshje. /Periskopi.com/

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova