Ospina e katandis keq pasimin prapa të Elseid Hysajt, ia dhuron fitoren Lazios me një gabim të tmerrshëm

Lazio triumfoi me rezultatin 1-0 ndaj Napolit, duke siguruar fitoren e 10-të radhazi në Serinë A. Një gafë e portierit Ospina në minutën e 82-të, i dhuroi 3 pikë të arta skuadrës kryeqytetase. Gardiani kolumbian e teproi me mbajtjen e topit, ndërkohë që bomberi Imobile përfitoi nga situata, duke rrëmbyer sferën dhe duke gjetur rrugën […]
Një gafë e portierit Ospina në minutën e 82-të, i dhuroi 3 pikë të arta skuadrës kryeqytetase.
Gardiani kolumbian e teproi me mbajtjen e topit, ndërkohë që bomberi Imobile përfitoi nga situata, duke rrëmbyer sferën dhe duke gjetur rrugën e rrjetës.
Me këtë triumf të kaltërit u ngjitën në kuotën e 42 pikëve në 18 ndeshje, 3 më pak se Interi dhe Juventusi.
Për sa i përket Napolit, skuadra e Gattusos është duke kaluar një moment negativ, ku në 5 ndeshjet e fundit ka siguruar vetëm 1 fitore.
Vlen për t’u theksuar se në sfidën e sotme u aktivizuar titullarë 2 futbollistët e Kombëtares, Elseid Hysaj dhe Thomas Strakosha të cilët bënë paraqitje tepër pozitive në fushë.












