Osmani: Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së do të vendosë se a do të ketë marrëveshje me VV-në

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, tha se në ditët në vazhdim do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm për të vendosur rreth ofertës së fundit nga Vetëvendosja. Osmani tha se sot në LDK do të diskutohet lidhur me ditën se kur do të thirret Këshilli. Ajo shprehet optimiste se marrëveshja e koalicionit do të bëhet. “Është […]
Osmani tha se sot në LDK do të diskutohet lidhur me ditën se kur do të thirret Këshilli.
Ajo shprehet optimiste se marrëveshja e koalicionit do të bëhet.
“Është në vullnetin dhe ndërgjegjen e secilit. Besoj që në ditët në vazhdim do të mblidhen edhe organet e partisë të cilat e kanë për detyrë që të merren me tema të tilla. Sot do të diskutojmë lidhur me kohën se kur do të thirret Këshilli dhe besoj që shumë shpejt sepse nuk ka kohë më. Nuk ka sot mbledhje kryesia”.
“Unë kam deklaruar dje që për propozimet e tilla vendos Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së dhe do të diskutojmë lidhur me rimandatimin e ekipit tonë për të vazhduar negociata dhe përparimet qe do të vazhdojnë në ato negociata dhe ata anëtarët e Këshillit do të diskutojnë mirëpo unë nuk do të paragjykoj sepse secili prej tyre ka mandat”.
Në pyetjen se a është opitimiste për koalicion Osmani tha se nuk lejon që asgjë t’ia humb asaj optimizmin.












