‘Oh Zot i madh’ – komentatori e ka të vështirë ta besojë këtë gjuajtje të Federerit në AUS Open

Edhe për standardet e tij, goditja që Roger Federer e dhuroi në rundin e dytë të Australian Open, ishte thjesht e pabesueshme. Goditja, e cila erdhi gjatë ndeshjes me Filip Krajinovic, e detyroi zvicëranin që të zgjatet në maksimum, transmeton Periskopi. Krajinovic vetëm e shikoi teksa topi mezi qëndroi brenda vijave të fushës. Me shpresën […]
Goditja, e cila erdhi gjatë ndeshjes me Filip Krajinovic, e detyroi zvicëranin që të zgjatet në maksimum, transmeton Periskopi.
Krajinovic vetëm e shikoi teksa topi mezi qëndroi brenda vijave të fushës.
Me shpresën që ta fitojë titullin e 21-të Grand Slam në Melburn, 38-vjeçari me shumë gjasë do të duhet ta mposht Novak Djokovicin dhe Rafael Nadal, njërin pas tjetrit.
Sidoqoftë, shikoni goditjen për të cilën u kyçët në artikull, në videon e mëposhtme, dhe shijojeni në të njejtën kohë reagimin e komentatorit. /Periskopi.com/
Surely not ?
Remarkable from @rogerfederer ?#AusOpenpic.twitter.com/54RCrSYfHh
— ATP Tour (@atptour) January 22, 2020












