Nuri Seferi nesër ndeshet me një boksier katastrofal që i ka 107 humbje

I ashtuquajturi “Tysoni shiqiptar”, Nuri Seferi të shtunën në mbrëmje në Hamburg do ta ketë përballë një thes boksi të gjallë. Në arenën “Edel Optics”, Seferi ndeshet me Mazen Girken, boksier 36-vjeçar nga Gjermania, i cili mund të jetë gjithçka tjetër veç një boksier i mirë. Të gjithë ishim të ngazëllyer kur dëgjuam për këtë […]
Në arenën “Edel Optics”, Seferi ndeshet me Mazen Girken, boksier 36-vjeçar nga Gjermania, i cili mund të jetë gjithçka tjetër veç një boksier i mirë.
Të gjithë ishim të ngazëllyer kur dëgjuam për këtë meç, por ngazëllimi u rikthye në zhgënjim kokë e këmbë në Redaksinë e Periskopit kur bëmë disa kërkime të thjeshta në internet në lidhje me kundërshtarin e boksierit nga Korita e Gostivarit.
Girke është lloji i boksierit të tillë që përdoret vetëm për përmirësimin e statistikave të kundërshtarit siç shihet, pasi nga 128 meçe të zhvilluara, ai ka pësuar 107 humbje, derisa ka regjistruar vetëm 15 fitore.
Më tmerr se kaq s’ka ku të shkojë. Në rregull Nuri, e kuptojmë qëllimin tënd… por të paktën në luftën tjetër zgjidh një kundërshtar paksa më dinjitoz.
Ndërkohë, Seferi ka një bilanc prej 40 fitoreve dhe nëntë humbjeve.
Përndryshe, lufta e së shtunës është caktuar të zgjas 8 raunde. /Periskopi.com/












