Njeriu që zbuloi Rashicën iu shpall luftë “dallaverxhive, hajnave e servilave” në futbollin e Kosovës

Njeriu që zbuloi Rashicën iu shpall luftë “dallaverxhive, hajnave e servilave” në futbollin e Kosovës

Kryetari i KF Ballkanit i cili u shpall kampion vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll, Arsim Kabashi, bëri gjatë mbrëmjes së kaluar një status shpërthyes ndaj futbollit të Kosovës, pas së cilit ka reaguar edhe Ismet Munishi që është kryetrajner i këtij ekipi. Ballkani mund të ketë fascinuar fansat e futbollit vendor me lojërat […]

Ballkani mund të ketë fascinuar fansat e futbollit vendor me lojërat e mira gjatë vjeshtës, me treshen e talenteve Jetmir Topallin, Arbër Hoxhën e Blend Baftiun, e me trajnerin Ismet Munishin. Por, del se prapa skene investitori i madh i klubit nga Suhareka që mëton titullin, është përballur me shumë vështirësi.

“Po më dhimben këta lojtarë e staf i mrekullueshëm, se pikërisht sot i kisha thënë “Lamtumirë” futbollit të Kosovës, dhe as një euro më nuk e kisha shpenzuar. Këtu kish gjithçka por vetëm futboll, burrëri e sinqeritet nuk kish,” – ka shkruar në Facebookun e tij, z.Kabashi, përcjell Periskopi.

Ai ishte akuzuar nga mediat se bashkë me disa kryetarë tjerë klubesh ishin tubuar për të orekstruar rrëzimin e z.Agim Ademi nga pozita e kryetarit të FFK-së. Ky i fundit është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë në lidhje me rastin ku si ndërtimtar kishte kërkuar që t’i ndërronte statusin një ngastre toke nga zonë e gjelbër në zonë ndërtimi, pas së cilit rast kishte kërcënuar e sulmuar fizikisht një qytetar të Kosovës për t’i dhënë 30 mijë euro ose një BMW X5, z.Sami Hamiti, atëbotë kryesues i Asamblesë Komunale të Prishtinës.

Kabashi ka mohuar se ka qenë duke orkestruar rrëzimin e z.Ademi dhe për më tepër ka shkruar me emocione dhe dukshëm i fyer pas rastit.

Pas këtij reagimi ka shkruar edhe z.Ismet Munishi, që ishte bërë kampion me Vushtrrinë në vitin 2014, në të cilin sezon kishte zbuluar edhe talentin më të madh të Kosovës aktualisht, Milot Rashicën që po luan me shumë sukses te Werder Bremen.

“Statusi i Presidentit të Ballkanit… është pasojë e fenomenit kur një njeri i ndershëm mundohet të bëj diçka të mirë në futbollin e Kosovës e për fat të keq ka shumë probleme dhe gjatë rrugës has në vështirësi.” – ka shkruar Munishi.

Më tej ai thotë se “Ne e kemi për detyrë t’i ruajmë këta njerëz, se presidentët e investitorët janë më meritorët për suksesin e futbollit të Kosovës… ne si klub ju kemi shpallë luftë dallaverxhive, hajnave dhe servilave.” /Periskopi

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova