Ngjashmëri e frikshme: De Bruyne dhuroi saktësisht asistin e njejtë për Jesus për të tretin sezon rresht

Kevin De Bruyne është mesfushori më i mirë në Premier League, kjo nuk është as për debat. Ai ka qenë lojtari kyç i Pep Guardiolas te Manchester City në sezonet e fundit, derisa po kalon nëpër një fushatë brilante këtë sezon. Në 21 ndeshje në ligë, belgu ka shënuar shtatë gola dhe ka kontribuar me […]
Ai ka qenë lojtari kyç i Pep Guardiolas te Manchester City në sezonet e fundit, derisa po kalon nëpër një fushatë brilante këtë sezon.
Në 21 ndeshje në ligë, belgu ka shënuar shtatë gola dhe ka kontribuar me 15 asistime, transmeton Periskopi.
Statistika absolutisht të çmendura.

Një njeri që përfiton më shumë nga brilanca e De Bruynes në mesfushë është Gabriel Jesus.
Kjo u nënvizua edhe të dielën.
Belgu dhuroi një asistim milimetrik për brazilianin, i cili nuk gaboi nga afërsia.
Por nuk është asgjë e re kjo. Në fakt, disa fansa sy-shqiponjë kanë vërejtur se De Bruyne ka bërë asistin saktësisht të njejtë për Jesusin për tri sezone rresht.
Shikoni videon e mëposhtme, e cila tregon se sa telepatike është dyshja. /Periskopi.com/
A mesma jogada entre Kevin De Bruyne e Gabriel Jesus em 3 temporadas diferentes. pic.twitter.com/Tft2ghdDSm
— Ícaro Análises (@icaroanalises) January 13, 2020












