Nga Rashica e Muriqi te Rrahmani e Berisha: Krejt çka i ka dhënë liga vendore kombëtares së Kosovës

Kosova e luajti sot një ndeshje mjaft të mirë miqësore kundër Suedisë në Doha të Katarit. Shumica e lojtarëve të Kosovës ishin pjesë e ekipeve të Superligës vendore, me lojtarët e Ballkanit të Suharekës që ranë më shumë në sy. Në këtë ndeshje luajtën futbollistë nga liga vendore ndërsa në sy të mirë ranë Blend […]
Në këtë ndeshje luajtën futbollistë nga liga vendore ndërsa në sy të mirë ranë Blend Baftiu, Jetmir Topalli e Arbër Hoxha nga Ballkani, Armend Hoxha e Visar Bekaj nga Prishtina dhe Valmir Veliu i Llapit.
Por, liga e Kosovës ka ofruar edhe të tjerë lojtarë për kombëtaren e Kosovës në futboll.
Aktualisht, në të trija repartet për kombëtaren tonë, lojtarët më me peshë janë pikërisht me të kaluar nga liga e Kosovës. Bëhet fjalë për Amir Rrahmanin në repartin e mbrojtjes, Milot Rashica në atë të mesfushës dhe për Vedat Muriqin në sulm.
Amir Rrahmani ishte pjesë e ekipit të Ramiz Sadikut të Prishtinës dhe Drenicës nga Skënderaji para se të kalonte te Partizani i Tiranës e më pas në Kroaci.
Rashica ndërkohë ishte pjesë e ekipit të Vushtrrisë para se të kalonte te Vitesse në Holandë.
Ndërkaq Muriqi bënte pjesë te Liria e Prizrenit ku fillimisht luante si mbrojtës i krahut të majtë, shkruan Periskopi.
Në Superligën e Kosovës kanë luajtur edhe Edon Zhegrova i cili kishte qenë te Flamurtari e Prishtina, Florent Hasani që luante te Vushtrria e Trepça ’89, dhe Bernard Berisha i cili ishte pjesë e Besës së Pejës./Periskopi












