Nënshkruhet marrëveshja mes FBK-së dhe Rahovecit, premtohet spektakël për kupë

Nënshkruhet marrëveshja mes FBK-së dhe Rahovecit, premtohet spektakël për kupë

Të hënën në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është nënshkruar marrëveshja mes FBK-së dhe Klubit të Rahovecit, si organizator i Final 8 i Kupës së Kosovës në basketboll. Marrëveshja është nënshkruar nga Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të KB Rahovecit, Alban Rama. Dushku ka […]

Të hënën në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është nënshkruar marrëveshja mes FBK-së dhe Klubit të Rahovecit, si organizator i Final 8 i Kupës së Kosovës në basketboll.

Marrëveshja është nënshkruar nga Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të KB Rahovecit, Alban Rama.

Dushku ka falënderuar mediat për interesimin e madh të tyre, derisa u shpreh se në bashkëpunim me Klubin e Rahovecit do të mundohen të organizojnë në mënyrën më të mirë të mundshme Final 8 të Kupës. Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së shtoi se pret spektakël për Kupë, ashtu siç ishte vitin e kaluar me shumë tifozë nga klubet pjesëmarrëse të Kupës.

Ndërkohë, Alban Rama theksoi se si organizator do të bëjnë çmos, që gjithçka të shkojë sipas planit dhe organizimi ka filluar kohë më parë. Rama nënvizoi se, pret që atmosfera të jetë e jashtëzakonshme për këtë Final 8 të Kupës, ashtu siç ka qenë deri më tani në Rahovec. Ai beson se gjithçka do të shkojë mirë dhe ka ftuar adhuruesit e basketbollit të vijnë të përkrahin skuadrat e tyre të zemrës.

Në këtë konferencë është bërë edhe prezantimi i logos së ‘Final 8’, nga sekretari i KB Rahovecit, Besart Zeka.

Final 8 i Kupës së Kosovës do të organizohet nga 11 deri më 15 shkurt në palestrën “MizairIsma” në Rahovec. Kjo do të jetë hera e dytë radhazi që Klubi i Rahovecit organizon pjesën përfundimtare të Kupës. Edhe vitin e kaluar ishte organizuar në Rahovec, ku atmosfera ka qenë e jashtëzakonshme.

Gjithashtu në këtë konferencë është publikuar edhe orari i Final 8.

Të gjitha ndeshjet do të transmetohen ekskluzivisht në Art Motion, që është partner medial i FBK-së.

Orari 

E martë, 11 shkurt

14:00 Vëllaznimi – Istogu (Kupa e Ligës së Parë)

16:30 Grupi D Peja – Ponte Prizreni/Prishtina e Re

19:00 Grupi A Rahoveci – Trepça/Vushtrria

E mërkurë, 12 shkurt

14:00 AS Prishtina – Drita (Kupa e Ligës së Parë)

16:30 Grupi B Bashkimi – Feronikeli/Drita

19:00 Grupi C Sigal Prishtina – GoldenEagle Ylli/Megasport

E enjte, 13 shkurt

14:00 Finalja e Ligës së Parë

16:30 Gjysmëfinalja e Parë

19:00 Gjysmëfinalja e Dytë

E shtunë, 15 shkurt

17:30 Finalja e Femrave

20:30 Finalja e Kupës së Kosovës

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova