Munishi para 5 vitesh zbuloi Rashicën, tash afër t’i zbulojë tre “rashica” përnjëherë

Munishi para 5 vitesh zbuloi Rashicën, tash afër t’i zbulojë tre “rashica” përnjëherë

Kosova luajti sot një ndeshje miqësore kundër Suedisë në Doha të Katarit. Ndeshja u humb me rezultat 1-0 por luajti shumë më mirë dhe krijoi më shumë raste shënimi.  Por, ishin tre lojtarë kosovarë që lanë përshtypje të madhe. Dhe që të tre janë pjesë e KF Ballkanit nga Suhareka. Bëhet fjalë për Jetmir Topallin, […]

Por, ishin tre lojtarë kosovarë që lanë përshtypje të madhe. Dhe që të tre janë pjesë e KF Ballkanit nga Suhareka. Bëhet fjalë për Jetmir Topallin, Arbër Hoxhën dhe Blend Baftiun.

Sidomos Topalli që bartte numrin 16 mbi shpinë ishte mjaft depërtues dhe rrezikoi në disa raste portën e kombëtares skandinave, shkruan Periskopi.

Që të tre kanë formë të lartë edhe në kampionatin e Kosovës, me Blend Baftiun që është golashënuesi më i mirë (10 gola) në Superligën e Kosovës edhe pse është ende shumë i ri, vetëm 21 vjeçar.

21 vjeçarë janë edhe dy të tjerët që u inkuadruan sot, Jetmir Topalli (me 4 gola në Superligë) dhe Arbër Hoxhën (po aq, katër).

Që të tre të rinjtë stërviten nga trajneri i talentuar kosovar, Ismet Munishi.

Kjo na e kujton sezonin 2013-14. Ismet Munishi në atë kohë ishte trajner i KF Vushtrisë e të cilën do ta bënte kampione të Kosovës në fund të sezonit. Por, gjëja më e mirë që i dha Kosovës ishte zbulimi i Milot Rashicës i cili aktualisht është shndërruar në një prej futbollistëve më të mirë në Gjermani dhe pa dyshim futbollisti më i shtrenjtë i kombëtares së Kosovës.

“Në përgjithësi, dëshira, agresiviteti, shpejtësia – krejt këto i kanë demantuar të gjithë ata që thonin se nuk ka asgjë në Superligën e Kosovës,” – ka thënë Munishi pas ndeshjes së Kosovës.

“Jetmir Topalli ka predispozita për të luajtur në Premier Ligë.”

Se a do të ndjekin hapat e Rashicës këta tre futbollistë, mbetet të shihet!

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova