Messi: Bëmë gabime fëmijërore prandaj humbëm

Atletiko Madrid e eliminoi Barcelonën nga finalja e Superkupës se Spanjës dhe Lionel Messi ka treguar se skuadra e tij bëri gabime të pakuptimshme në humbjen e tyre 3-2 kundër Atletikos. Argjentinasi gjithashtu pranoi që lojtarët janë të vetëdijshëm se duhet të përmirësohen gjatë sezonit, të ndërtojnë performancën e tyre kundër Atletikos dhe t’i shmangin […]
Atletiko Madrid e eliminoi Barcelonën nga finalja e Superkupës se Spanjës dhe Lionel Messi ka treguar se skuadra e tij bëri gabime të pakuptimshme në humbjen e tyre 3-2 kundër Atletikos.
Argjentinasi gjithashtu pranoi që lojtarët janë të vetëdijshëm se duhet të përmirësohen gjatë sezonit, të ndërtojnë performancën e tyre kundër Atletikos dhe t’i shmangin gabime të ngjashme në të ardhmen.
“Ne kemi shumë për tu përmirësuar dhe jemi të vetëdijshëm për të”, tha ai pas ndeshjes.
Dhe shtoi se janë të vetëdijshëm që nuk kanë bërë gjëra siç do të donim ose mënyrën si ne mundemi
Ai që u kritkua është edhe trajneri Ernesto Valverde për shfaqjet dhe rezultatet e Barcelonës këtë sezon, por Messi dërgoi një mesazh uniteti për tifozët.
“Kur ka një humbje dhe objektivat nuk arrihen, është normale që njerëzit të flasin “, shtoi ai.
Atletiko në finale do të takohet të dielën me rivalin e përbetuar Real Madridin.












