Mësohet qëndrimi i Messit dhe Suarezit për Valverden pas humbjes zhgënjyese nga Atl Madridi

Janë ngritur përsëri pikëpyetje rreth punës së Ernesto Valverdes si trajner i Barcelonës, pas humbjes së mbrëmshme në gjysmëfinale të Super Kupës kundër Atletico Madridit. Blaugranët ishin dukshëm skuadër më superiore shumicën e ndeshjes në Arabi Saudite, por bënë gabime amatore vonë gjë që u kushtojë me një humbje 3-2, transmeton Periskopi. Liderëve të La […]
Blaugranët ishin dukshëm skuadër më superiore shumicën e ndeshjes në Arabi Saudite, por bënë gabime amatore vonë gjë që u kushtojë me një humbje 3-2, transmeton Periskopi.
Liderëve të La Ligës gjithashtu iu mohuan dy gola nga VAR në pjesën e dytë, duke e bërë ndeshjen edhe më interesante.

Në fakt, ishte një prej paraqitjeve më impresive të Barcelonës këtë sezon, gjë që ka nxitur Messin dhe Luis Suarezin ta mbështesin Valverden.
“Po, kemi besim të plotë në trajnerin. Ne tashmë po mendojmë për pjesën e dytë të sezonit. Duhet të përmirësohemi shumë,” tha Messi.
Në anën tjetër, Suarez u shpreh: “Trajneri nuk është për t’u fajësuar. Gabimet dhe dekoncentrimet në momente të veçanta nga kushtuan.” /Periskopi.com/












