Mësohet data dhe vendi i meçit të radhës së Joshuas

Mësohet data dhe vendi i meçit të radhës së Joshuas. Kubrat Pulevi përmes një postimi në Facbook e ka konfirmuar se do të luftojë kundër Anthony Joshuas në Stamboll në muajin mars. 38-vjeçari postoi një artikull, i cili duket se pretendon se lufta e shumëpritur do të zhvillohet në Vodafone Arena – shtëpia e klubit […]
Mësohet data dhe vendi i meçit të radhës së Joshuas.
Kubrat Pulevi përmes një postimi në Facbook e ka konfirmuar se do të luftojë kundër Anthony Joshuas në Stamboll në muajin mars.
38-vjeçari postoi një artikull, i cili duket se pretendon se lufta e shumëpritur do të zhvillohet në Vodafone Arena – shtëpia e klubit turk të futbollit, Besiktas.
Megjithatë mendohet se Joshua dëshiron të ktheht në Londër për luftën e tij të radhës, por nëse meçi zhvillohet në Stamboll, do të jetë një mundësi e mirë për kosovarët të shikojnë nga afër kampionin e peshave të rënda./ periskopi













