Merren masa në lidhje me VAR pas kaosit që po shkakton në PL: Vendimi i ri do të pritet me ngazëllim nga të gjithë

Gjyqtarëve të Premier Leagues u është thënë që të fillojnë t’i përdorin monitorët jashtë vijave kufizuese, për vendimet e kartonëve të kuq, ku besohet se ata duhet ta thonë fjalën e fundit. Institucioni që menaxhon gjyqtarët elitar anglez ka lëshuar kërkesën, sipas “BBC”, transmeton Periskopi. Këtë sezon vetëm një herë janë përdorur monitorët dhe atë […]
Institucioni që menaxhon gjyqtarët elitar anglez ka lëshuar kërkesën, sipas “BBC”, transmeton Periskopi.
Këtë sezon vetëm një herë janë përdorur monitorët dhe atë nga Michael Oliver, në rundin e tretë të FA Cup në ndeshjen mes Crystal Palace dhe Derby Countyt.
Si rezultat, ai nga i verdhi, ia tregoi të kuqin Luka Milivojevicit të Palacet.
Për incidente të tilla pritet që monitorët të përdoren tash në Premier League.
Kjo lëvizje është pritur mirë edhe nga trajnerët, me Pep Guardiolën që u shpreh:
“Është një lëvizje pozitive. Gjyqtari do të marrë përgjegjësi për veten. Më pëlqen kjo.”












