Mediet serbe: Kolarov dhe Shaqiri bashkëlojtarë

Roma është duke kërkuar zëvendësuesin e talentit italian, Nicola Zaniolo, i cili pësoi lëndim të rëndë në derbi ndaj Interit. Gazetari i njohur italian për transferime, Fabricio Romano ka shkruar se Roma ka kërkuar huazimin e Xherdan Shaqirit, por që klubi anglez e ka refuzuar. Për këtë kanë shkruar edhe mediet serbe. “Kolarov dhe Shaqiri […]
Roma është duke kërkuar zëvendësuesin e talentit italian, Nicola Zaniolo, i cili pësoi lëndim të rëndë në derbi ndaj Interit.
Gazetari i njohur italian për transferime, Fabricio Romano ka shkruar se Roma ka kërkuar huazimin e Xherdan Shaqirit, por që klubi anglez e ka refuzuar.
Për këtë kanë shkruar edhe mediet serbe. “Kolarov dhe Shaqiri në të njëjtin klub? Liverpooli e ndalon transferimin”, ka shkruar mediumi serb “mondo.rs”.
Ndërkohë, mediet serbe kanë shkruar se ky refuzim do të thotë që futbollisti shqiptar nuk do të jetë bashkëlojtarë i serbit Alexander Kolarov te Roma.
Meqë ai ka luajtur pak këtë edicion për Liverpoolin, klubi romak e mendoi si në opsion, por Jurgen Klopp ka thënë jo.
“Liverpool Echo” shkruan se Liverpooli i ka thënë Romës se nuk ekziston asnjë shans që ta lëshojë Shaiqrin në dimër.












