Mediet italiane: Rrahmani prezantohet nesër te Napoli, por do të ‘plaket’ deri në debutim

Kapiteni i Kosovës dhe futbollisti i Veronës Amir Rrahmani do të kryejë nesër vizitat mjekësore te Napoli. Mediat e huaja shkruajnë se Napoli dhe Verona kanë arritur marrëveshjen të premten e kalur dhe tashmë 25-vjeçari do të prezantohet nesër si futbollisti më i ri i skuadrës Gennaro Gattusos. Sipas informacioneve, transferimi i tij i kushtoi […]
Mediat e huaja shkruajnë se Napoli dhe Verona kanë arritur marrëveshjen të premten e kalur dhe tashmë 25-vjeçari do të prezantohet nesër si futbollisti më i ri i skuadrës Gennaro Gattusos.

Sipas informacioneve, transferimi i tij i kushtoi “të kaltërve” 14 milionë €, ndërsa Rrahmani do të firmosë për 5 vite me pagë 1.8 milionë € në sezon.
Por, futbollisti do të aktivizohet me Napolin vetëm pasi të përfundojë ky sezon.
Verona ëndërron të marrë pjesë në Europa Ligë dhe Rrahmani është i vendosur ta realizojë këtë objektiv.












