Mbrojtësi që po i turpëron top yjet e Premier Leagues shpallet ‘Lojtari i Muajit’ në Premier League

Mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold është emëruar “Lojtari i Muajit” në Premier League për dhjetor, me Jurgen Kloppin që fitoi çmimin e trajnerit më të mirë për të katërtën herë këtë sezon. Alexander-Arnold, 21-vjeçar, shënoi një gol, regjistroi tri asistime dhe ndihmoi “Të Kuqtë” të regjistrojnë tri ndeshje pa pranuar për ta fituar çmimin për […]
Alexander-Arnold, 21-vjeçar, shënoi një gol, regjistroi tri asistime dhe ndihmoi “Të Kuqtë” të regjistrojnë tri ndeshje pa pranuar për ta fituar çmimin për herë të parë, transmeton Periskopi.
Lideri i Premier Leagues, Liverpooli fitoi të gjitha ndeshjet e muajit të kaluar – 5.

Klopp, 52-vjeçar, ka barazuar rekordin e Pep Guardiolës për më së shumti çmime “Trajneri i Muajit” brenda një sezoni.
Tekniku i Manchester Cityt gjithashtu kishte fituar katër në edicionin 2018/19, derisa skuadra e tij triumfoi në Premier League me një rekord prej 100 pikëve të grumbulluara.
Liverpooli ka 13 pikë më shumë se vendi i dytë në ligë, me një ndeshje më pak të luajtur, derisa ka kaluar tërë vitin pa u mposhtur në kampionat. /Periskopi.com/












