Mbappe ishte vetëm disa centimetra larg ta bllokonte internetin në ndeshjen e fundit të PSG-së

Ka pak dyshime se Kylian Mbappe është fitues në pritje i “Topit të Artë”. 21-vjeçari tashmë e ka stabilizuar veten si një prej futbollistëve më të mirë në botë, derisa përfundoi i gjashti në listën e kandidatëve për “Topin e Artë”. Ai është lojtari i dytë më i shtrenjtë në histori të sportit, pasi i […]
21-vjeçari tashmë e ka stabilizuar veten si një prej futbollistëve më të mirë në botë, derisa përfundoi i gjashti në listën e kandidatëve për “Topin e Artë”.
Ai është lojtari i dytë më i shtrenjtë në histori të sportit, pasi i kushtoi PSG=së plot 180 milionë euro për ta transferuar nga Monaco.
Por ky investim po del të jetë shumë i qëlluar, pasi ai tashmë ka shënuar 79 gola në 107 paraqitje.

Oh, dhe ka fituar Kupën e Botës me Francën, jo si rezervist, por si standard.
Në fakt, gjithçka po duket shumë e lehtë për të.
Dhe në demolimin që skuadra e tij i bër Saint Etiennes me rezultat 6-1 në çerekfinale të Kupës së Francës, Mbappe shënoi një gol por ishte shumë afër të shënonte edhe të dytin në mënyrë sensacionale.
PSG tashmë po avanconte 6-1, kur ish-ylli i Monacos tentoi një parabolë rabona nga një distancë e konsiderueshme, por topi fatkeqëisht përfundoi vetëm disa centimetra larg portës.
Në rast se do të përfundonte në rrjetë, atëherë padyshim se rrjetet sociale do të eskalonin në ekstazë.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
both Mbappe and Neymar kidding the French farmers league ??? pic.twitter.com/44MX34F6hd
— Chelsea News ? (@Frankteam_) January 9, 2020












